Orges Shehi, trajneri i Tiranës, tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes në kupë ndaj Dinamos.
Si duket gjendja? Gjendja përgjithësisht është e mirë, dhe pse shumë pak ditë na ndajnë nga ndeshja që kemi zhvilluar. Jemi munduar të rikuperojmë energjitë dhe pastaj të përgatitemi për ndeshjen e Kupës.
Si e vlerësoni Dinamon? Meriton respekt, kushdo skuadër, aq më tepër Dinamo që ka pozicion të mirë në renditje dhe kontingjent të mirë. Është sfidë e vështirë, edhe për shkak të rezultatit të parë. Kjo është ndeshje e dytë, por do përpiqemi të bëjmë maksimumin, për të qenë në lojë gjatë gjithë kohës.
Çfarë nuk shkoi në Shkodër? Pas çdo ndeshje, e analizojmë. Jo për të gjetur fajtorët, por ku kemi gabuar. Duke qenë se ndeshja tjetër vjen shumë shpejt, kjo analizë bëhet më e shkurtër. Do mundohemi të ndryshojmë diçka nesër, dhe do ketë disa njerëz të rinj në formacion.
A mund të përmbyset rezultati? Dhe për shkak të rezultatit të parë, shkalla e vështirësisë është më e madhe. Do mundohemi të jemi gjithmonë në lojë, të jemi konkret dhe të kujdesshëm, duke parë rezultatin dhe vështirësinë. Do bëjmë maksimumin tonë.
I trembeni mbijetesës? Fokusi ka qenë të Kupa. Edhe pse në kampionat jemi në pozicion jo të mirë dhe na pret një ndeshje tjetër pas katër ditësh, pas ndeshjes nesër. E dimë që të gjithë kundërshtarët kanë objektiva dhe ndeshjet janë të forta, por mendojmë t’i marrim ndeshjet një nga një.









