• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tiranë: Grindet me të dashurën se nuk bënte punët e shtëpisë, ajo e denoncon për vjedhje

02/10/2021
Tiranë: Grindet me të dashurën se nuk bënte punët e shtëpisë, ajo e denoncon për vjedhje

Deri ku mund të shkojnë justifikimet për dhunën ndaj partneres? Deri aty sa një i ri që kishte vendosur të bashkëjetonte, fajësoi të dashurën se nuk dinte të dallonte debatin verbal nga dhuna fizike. Apo përballimin e përgjegjësive në një lidhje…

Një dosje nga policia, tregon se si një vajzë e re, pasi u grind me të dashurin me të cilin mori një shtëpi me qira pranë zonës së Liqenit, fillimisht e akuzoi atë se i kishte vjedhur banesën e prindërve, ku ai kishte marrë sipas saj disa bizhuteri.

Por kur policia shkoi në vendin ku jetonte i riu, përveç shkopinjve të bejsbollit dhe një thike, nuk gjeti asgjë tjetër të dyshimtë. Pas këtij çasti, ishte radha e të riut A.T., që të ngrinte akuza ndaj vajzës me prejardhje nga Korça. Ai i hodhi poshtë të gjitha dyshimet, duke thënë: “Nuk është e vërtetë që kam vjedhur shtëpinë e të dashurës. Nuk është e vërtetë që e kam dhunuar”.

Madje, A.T., sipas drejtorisë vendore, arrin deri aty sa ankohet për të. “Ne të dy kemi pasur marrëdhënie të mira dhe asnjëherë nuk ka degraduar me dhunë. Debatet kanë qenë si çdo çift që jeton, për punët e shtëpisë, gatimin dhe mirëmbajtjen. Bënim debate të tipit, më mirë të kisha pajtuar një pastruese, vinte pastruesja i bënte të gjitha dhe e dashura nuk prekte asgjë me dorë. Më kishte bërë përshtypje kjo gjë dhe kjo papërgjegjshmëri e saj, ne ishim në bashkëjetesë dhe po e njihja dhe disa herë ia kisha vënë në pah shqetësimin”.

I ndodhur në këto grindje, i riu tregon se e dashura u kthye tek prindërit dhe për ta lënë që të reflektonte, ai për disa javë nuk e telefonoi qëllimisht. Policia e pyet të riun se përse e mbante thikën në banesë dhe a është ajo një armë e ftohtë?

Ai përgjigjet: “Është thikë antike e kam blerë në SHBA dhe konsiderohet relike, pasi është përdorur në luftën e Vietnamit. Kurse dy shkopinjtë e bejsbollit i mbaj, sepse luaj shpesh nga liqeni dhe se kam qenë në ekipin e moshave të bejsbollit në Nju Jork”.

Por ndërkohë, e reja insistoi se kur u largua prej tij, ai e kërcënoi: “Do të shkatërroj të gjithë pasurinë që kanë prindërit e tu”.

E reja pretendon se në banesë ishin disa kuti me bizhuteri të shtrenjta, të cilat dikush i ikishte boshatisur dhe që sipas saj, nuk mund të ishte askush tjetër, veç të dashurit me të cilin ajo u grind.

E reja e përshkroi atë sipas dosjes si një individ që kishte ushtruar dhunë, por që nuk e kishte kallëzuar me shpresën se ai do ndryshonte dhe do zbutej me kalimin e kohës.(SI)

 

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tirana e re nis me dy herë “Lojtarin e Vitit”, gati transferimi surprizë në merkaton e janarit

Tirana e re nis me dy herë “Lojtarin e Vitit”, gati transferimi surprizë në merkaton e janarit

21/12/2025
“Të bëjmë durim për Brojën”, tekniku i Burnley i del në krah sulmuesit kuqezi: Nuk ka luajtur rregullisht, i duhet ende punë

VIDEO/ Jo vetëm goli në minutën e 90, Broja “ndezi motorin” dhe iu afrua të dytit në shtesë. E ndali një “mik i vjetër”

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al