Në kopertinën e radhës të të përjavshmes “Grazia”, këngëtari italian Tiziano Ferro ka rrëfyer disa nga çështjet më intime të jetës së tij, siç është homoseksualiteti dhe planet e së ardhmes.
“Ka patur disa çaste në jetën time ku jam bërë gati të heq dorë nga gjithçka për shkak të stresit që kam kaluar. Përpiqesha shumë të përshtatesha, të krijoja shoqëri, por në fund të ditës, nuk isha i lumtur. Kur isha 28 vjeç, nisa seancat tek psikologu sepse nuk po jetoja dot më. Brenda 2 vitesh kuptova që isha homoseksual dhe në kulmin e karrierës vendosa t’ja tregoja të gjithëve këtë.”- tregon ai.