Pas vdekjes së shoferit ukrainas një ditë më parë, një tjetër aksident ka ndodhur afër tunelit të Skërficës në aksin Kardhiq-Sarandë këtë pasdite.
Tullat të cilat ishin ngarkuar në një kamion në lëvizje kanë rënë në rrugë duke penguar më pas dhe makinën që vinte në sensin e kundërt.
Siç shihet në pamje makina ka përfunduar sipër tullave. Nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti.










