• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tjetër ‘ditë e zezë’ në Shqipëri, 495 raste të reja me Covid, 8 jetë të humbura

07/11/2020
6 raste të reja me Covid në Sarandë, 1 në Gjirokastër

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 495 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 8 pacientë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nisur nga rritja e rasteve të konfirmuar me COVID19 dhe të shtruarve në spitale vijon t’ju bëj thirrje qytetarëve për zbatimin e të masave për parandalimin e përhapjes të virusit SARS COV2. Respektoni rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbani maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë, për të mbrojtur shëndetin, duke ruajtur veten dhe të tjerët, për të mos mbingarkuar spitalet. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet COVID. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1927 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 495 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

253 raste në Tiranë, 28 raste në Fier, 22 raste në Elbasan dhe Mirditë,

20 raste në Lezhë, 16 raste në Korçë dhe Lushnje, 13 raste në Shkodër dhe Kavajë,

12 raste në Durrës, 11 raste në Gjirokastër, 10 raste në Vlorë dhe Tropojë,

9 raste në Librazhd, 7 raste në Krujë, 5 raste në Përmet, Sarandë, Dibër, Devoll,

3 raste në Has, Tepelenë, Kolonjë, 2 raste në Bulqizë, 1 rast në Peqin, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,002 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 57 vjeçar dhe 67 vjeçar nga Durrësi, një 64 vjeçar nga Gramshi, një 67 vjeçar nga Kruja, një 76 vjeçar nga Elbasani, 77 vjeçare nga Gjirokastra, një 80 vjeçar nga Lushnja dhe një 80 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj dhe të merrni informacionin e nevojshëm. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (7 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 495

Të shëruar ne 24 orë 141

Të shtruar në spitale 352

Humbje jete në 24 orë 8

Testime ditore 1927

Testime totale 137,172

Raste pozitive 23,705

Raste të shëruara 12,002

Raste Aktive 11,146

Humbje jete 557

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5492

Durrës 963

Fier 905

Korçë 713

Shkodër 634

Elbasan 526

Lezhë 524

Vlorë 474

Berat 317

Kukës 266

Gjirokastër 221

Dibër 111

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Goditje për Inter, operohet Dumfries, Marotta gjen zëvendësuesin në Genoa

Goditje për Inter, operohet Dumfries, Marotta gjen zëvendësuesin në Genoa

17/12/2025
Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

Mbappe i bën “gol” PSG, fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al