Një tjetër rast pozitiv me COVID-19 është konfirmuar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Bëhet fjalë për një të moshuar mbi 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë, pas një hemorragjie cerebrale.
Një natë më parë i është marrë tamponi, i cili ka rezultuar pozitiv, momentalisht i moshuari po merr mjekim në spitalin e Sarandës, teksa gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Ende nuk ka përgjigje të analizave për kontaktet e rastit të rezultuar pozitiv në mëngjes.
Nga ana tjetër, 18 tamponët e marrë dje në Delvinë kanë rezultuar të gjithë negativ.