Rishfaqet zjarri në majën e Sopotit. Zjarri, ardhur nga Delvina, aktualisht ndodhet në territorin ndarës të tri bashkive: Gjirokastër, Dropull dhe Delvinë.
Flakët e zjarrit po avancojnë me intensitet nën ndikimin e temperaturave dhe erës së fortë, çka po merr përmasa alarmante. Efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës janë dislokuar në pjesën e territorit të kësaj bashkie për të mos lejuar depërtimin e flakëve.
Në vendngjarje ndodhen vetëm efektivët zjarrfikës të Gjirokastrës dhe Dropullit. Terreni është malor dhe tepër i vështirë për të ndërhyrë.









