Tmerrohen pasagjerët që gjenden në tragetin e linjës së Vlorë- Brindisit. Mbi 800 pasagjerët ende mes detit, brenda gjirit.
Që prej orës 14 hipur në traget, ende brenda gjirit të Vlorës.
Trageti që nisi imbarkkimin që prej orës 1, për tu nisur në orën 16.00, gjendet ende brenda gjirit të Vlorës (tani ora 22.22). Mbi 6 orë në mes të detit, mes dallgëve të larta.
Pasagjerët na shkruajnë që veç orëve të larta të pritjes, janë në kushte jo të mira, për shkak të dallgëve, pjesa më e madhe me të vjella dhe dhimbje koke.
Edhe pse kushtet e motit ishin lajmëruar se do ishin të tilla, sërish trageti u nis.
Duke mbajtur për mbi 6 orë në mes të detit rreth 800 pasagjerë.
Ende nuk dihet ora e saktë se kur trageti do niset, nga të dhënat trageti gjendet ende në mes të detit brenda gjirit të Vlorës, pa lëvizur.
Burime thonë që pas orës 12, pritet përmirësim i kushteve të motit, e me shpresë trageti do niset.









