• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Top Media i përgjigjet Ramës: Fondet e AZHBR janë shpërdoruar

02/11/2022
Top Media i përgjigjet Ramës: Fondet e AZHBR janë shpërdoruar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në mëngjes, para nisjes në Berlin, me një Twitter, ku akuzonte emisionin Inside Story, me titull “Grabitja e fondeve publike”, për shantazh në kërkim të fondeve. Reagimi i Kryeministrit vjen si një seri sulmesh ndaj Top Channel, pas transmetimit të disa kronikave shqetësuese për publikun, siç është rritja e energjisë elektrike, rritja e naftës, largimi i të rinjve, taksimi i bizneseve etj.

Për ta bërë më të besueshme për publikun, në reagimin e tij të fundit, Kryeministri Rama nxorri vetëm një faqe të një dokumenti, të dalë nga konteksti.

Top Media sqaron se ky dokument është pjesë e projekteve që Fondacioni “Dritan Hoxha”, aplikon prej 15 vitesh në institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare, që kanë për qëllim promovimin, advokimin e vlerave të vendit tonë dhe virtyteve të shoqërisë tonë.

Kjo ka ndodhur në dhjetra projekte që ka zbatuar Fondacionin “Dritan Hoxha”, duke nisur nga Ministria e Kulturës, DPSHTRR, Bashkimi Europian, Bashkia Tiranë dhe bashki të tjera në vend etj. Sëfundmi Top Media po zhvillon promovimin e bizneseve Start-up, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Rinisë. Dhe ky projekt nuk po transmetohet nën efektet e shantazhit, por po i jepet hapësirë të rinjve që të aplikojnë në iniciativa të reja biznesi.

Duhet theksuar, se asnjë nga fondet e aplikuara në institucione, nuk përdoret për financim nga Top Channel, por ato shpenzohen vetëm për realizimin e programit dhe promovimin e vlerave.

Top Media ka qenë e hapur për të promovuar gjithashtu çdo thirrje të institucioneve, që i shërbejnë interesit publik. E tillë është thirrja më e fundit e Ministrisë së Energjisë, ku nëpërmjet spoteve të sponsorizuara bënte thirrje për kursimin e energjisë. Këto spote publicitare, nuk e kanë ndalur Top Media që të pasqyrojnë shqetësimin masiv të publikut për rritjen e çmimit të energjisë.

Por, le të kthehemi te projekti i AZHBR, për të cilin Kryeministri Rama intimidoi Top Channel dhe emisionin Inside Story.

Për hir të transparencës, ne po bëjmë publike, dokumentin e plotë dhe jo të copëzuar. Dokumenti është pjesë e një projekti të aplikuar nga Fondacioni “Dritan Hoxha” pranë institucionit të AZHBR. Ky projekt ka si qëllim promovimin e produkteve bio shqiptare, reklamimin e fermave shqiptare, dhe rritjen e turizmit rural. Ky projekt i quajtur “Bio Albania”, nuk ishte marketing për AZHBR, por për bizneset shqiptare, në mënyrë që të thithen sa më shumë investime në sektorin bujqësor. Pjesë e projektit ishte dhe transparenca e fondeve të AZHBR, për të cilin institucioni u kujdes që ta jepte duke nxjerr në publik aplikimin e projektit, që është krejtësisht ligjor, i protokolluar dhe i dokumentuar. Ndryshe, emisioni i djeshëm Inside Story, tregoi se fondet publike të AZHBR janë shpërdoruar dhe shpesh u janë dhënë njerëzve me lidhje politike. Emisioni tregoi se një fermer i thjeshtë nuk mund të përfitojë asnjë qindarkë nga fondet IPARD dhe AZHBR.

Do të ishte e udhës, që reagimi i Kryeministrit të ishte për faktet konkrete të emisionit, dhe jo të lëshonte një shashkë për të denigruar misionin e Top Medias dhe stafit të saj. Së fundmi, ndërmjet shantazhit të sajuar të Kryeministrit Rama dhe të vërtetës, e vendos vetëm publiku… e vendosin ata fermerë që largohen dita ditës nga Shqipëria./TopChannel

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Dhimbja nuk ikën kurrë”: Jonida Vokshi rrëfen humbjen e të atit

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?

21/12/2025
Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al