• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Topi i Artë” për Leo Messin, zyrtarisht më i madhi i të gjitha kohërave

29/11/2021
“Topi i Artë” për Leo Messin, zyrtarisht më i madhi i të gjitha kohërave

Leo Messi ka fituar Topin e Artë për të shtatën herë dhe thellon kështu rekordin, pasi Cristiano Ronaldo e ka fituar pesë herë. Argjentinasi me këtë trofe të fituar me shumë mundësi do të duhet shumë vite që dikush ta barazojë.

Leo Messi kishte dominuar për katër vite, duke e fituar Topin e Artë nga viti 2009 deri në vitin 2012, ndërsa më pas e fitoi edhe në vitin 2015 dhe në vitin 2019.

Argjentinasi është edhe fituesi i fundit në fuqi i këtij trofeu, pasi vitin e shkuar u anulua për shkak të pandemisë që penalizoi futbollin në shumë vende të botës.

NGA I DHJETI TEK I DYTI – Giggio Donnarumma mbylli dhjetëshen e parë, ndërsa në vendin e nëntë u pozicionua sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe. Kevin De Bruyne është pozicionuar në vendin e tetë, kurse para tij Mohamed Salah. Cristiano Ronaldo nuk është përfshirë dot as në “top5”, pasi ishte i gjashti.

Ngolo Kante, kampion Europe me Chelsea, u rendit në vendin e pestë. Benzema i katërti dhe Jorginho i treti vijuan klasifikimin, duke mbetur pas Robert Lewandowski që u rendit i dyti.

20 TË FUNDIT NË RENDITJE – Në vendin e 29-të u renditen Azpilicueta dhe Luka Modric, ndërsa në vendin e 26-të Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno. Phil Foden u pozicionua në vendin e 25-të, pas talentit Pedri të Barcelonës. Harry Kane mori vendin e 23-të.

Vendin e 21-të e ndajnë Lautaro Martinez dhe Bruno Fernandes, të pozicionuar pas Riyad Mahrez. Listën e 20 më të mirëve e hapi Mason Mount i Chelsea, ndërsa në vendin e 18-të u pozicionua Simon Kjaer.

Renditja vijoi me një gjahtar golash, sulmuesin e Atletico Madrid, Luis Suarez. Braziliani Neymar u rendit vetëm në vendin e 16-të. Sterling i City i pozicionua i 15-ti. Renditja vijoi me Bonuccin e Chiellinin njëri pas tjetri, pas Lukakut që u rendit i 12-ti dhe Haaland të 11-it.

Related Posts

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën
Sport

Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën

28/12/2025
Juventus e mbyll vitin me fitore, mund pastër Pisën e regjistron suksesin e 3-të radhazi në Serie A
Sport

Juventus e mbyll vitin me fitore, mund pastër Pisën e regjistron suksesin e 3-të radhazi në Serie A

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

Lëvizja e Harry Styles që nxiti spekulime për rikthimin e tij në muzikë

28/12/2025
Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al