• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tradhtia e Librazhdit që na prishi traditat

30/05/2022
Tradhtia e Librazhdit që na prishi traditat

Nga Edmond Arizaj

Si ka mundësi që traditat tona, arbërore-shqiptare po rrënohen çdo ditë e më shumë? A mund të mendohej para 100 vjetësh që ajo vajza nga Librazhdi që përdhosi krevatin e pangrohur nga burri e që për punë e shërbim e kishin marrë, të shpëtonte gjallë, pasi e kapën me jaranin në shtëpinë ku flinte vetëm prej tri vitesh?

Si ka mundësi që nderi dhe namuzi ynë, për të cilin jemi mburrur në shekuj, tani është katandisur vetëm në shkopinj e dru, jo në plumb?! Si ka mundësi që degjenerimi i dikurshëm, aq i bukur dhe autentik që bëhej nëpër lagje, apo fshat për hatara të tilla, tani bëhet me video nëpër rrjete sociale, pa shkaktuar atë ngazëllimin e kokave që zgjateshin nga dritaret duke kukurisur “o ç’u kënaqëm”?

Po si ka mundësi që prindërit e saj, pritën 17 vjet për ta martuar dhe jo 13 e 14 sa e kemi pasur traditë?! Po si vallë nuk e kanë më atë gjakun e ndezur që të merrte gjak në vetull dikur, e nuk ia prenë vajzës mishin me gërshërë e kështu ta vinin nderin në vend dhe me miqtë e para fshatit të mos turpëroheshin? Po si vallë ata vjehërr e vjerrë, pasardhës të denjë të Lekës, nuk i prenë hundën siç e kërkojnë rregullat e inkuizicionit në këto raste, që tërë jetën të tregohej me gisht?

Po si vallë në gjithë shoqërinë tonë me prejardhje hyjnore pellazgo-arbërore, ka ende tek -tuk ndonjë që i vjen keq për atë vajzë? Dhe si ka mundësi, si ka mundësi, ka disa qelbësira që thonë të merren masa për ata që i përhapën videot, pa menduar që kjo shërben për t’u dhënë një mësim të mirë gjithë atyre vajzave e grave që e kanë zakon të përdredhin bishtin?

Si mund dikush të mbrojë një femër të tillë të ulët, që tradhëton burrin, sepse arbërorët në këto 30 vjet i kanë çuar vetë a i kanë shitur në Itali të fejuarat dhe gratë, por kjo s’ka pse të jetë skandal, ato plaçkë janë tek e fundit?

Po si vallë ne, pasardhësit direkt të virtytit, nderit, burrërisë, besnikërisë, të prekur nga dora e Zotit që në përmbytjen e Noes, të pamolisur nga rrjetet sociale dhe videot me bythë e gjokse jashtë; me programe televizive ku puna, inteligjenca, talenti dhe mundi marrin vlerësim; ku nuk çmendemi fare nga programe që promovojnë seksin e shfrenuar, marrëdhëniet me shumë partnerë, fjalorin e denjë për kuplara në programe të rinjsh; që jemi qibarë e nuk pranojmë që eskortat të na shiten si modele; që kundërshtojmë si shoqëri pasuritë e vëna nga vajza e gra që nuk kanë punuar kurrë as si modele…të na dalë një pispilluqe nga Librazhdi dhe të na prishë imazhin?

(Pyetja ime e parë, me vete sigurisht, ishte: Mirë nusen, po as djalin nuk e deshën këta që bënë videon, sepse në njëfarë mënyre edhe ai ndihet keq dhe i rënduar nga gjithë kjo shfryrje shoqërore? Pse pra meqë e bënë videon, t’ja nisnin dhe t’i thoshin, o bir, kjo vajzë nuk bën për ty, na fal?)

Nuk ka Jezus mes nesh që të thotë kush nuk ka bërë mëkate të hedhë gurin i pari mbi mëkataren, sepse nuk është pa faj dhe ajo vajza sigurisht. Por vrisni njëherë mendjen, mblidhini faktet, imagjinoni trysninë, vendosuni në vendin e kësaj fëmije (minimumi 10 vjet më e vogël se gjithë personazhet e tjerë) e pashkolluar ndoshta, shtojini kësaj bombardimin prej një viti të merakut të madh kombëtar cilën ka lënë dhe cilën ka zënë Donaldi mes Alesias, Borës dhe Beatrixit, apo ndonjë bombardimi tjetër, dhe do dalë i pastër qelbi shoqëror i Librazhdit, por që besoj ka mbledhur në shumë e shumë vende e familje të tjera të Shqipërisë.

Në kokat pellazgo-arbërore duhet të nisë të ngulitet mirë një gjë: Tradhëtia është “punë” vetëm e dy-tre njerëzve dhe zgjidhet në gjykatë. Gjithë tjerët duhet ta mbajnë hundën brenda punëve të tyre, edhe vjehrrat, edhe baballarët, edhe komshijtë./ TemA

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Selin dhe Brikena dhëmballa të prishura, Miri anestezisti”/ Komentet e Ilnisa Agollit për banorët e BBVA

“Selin dhe Brikena dhëmballa të prishura, Miri anestezisti”/ Komentet e Ilnisa Agollit për banorët e BBVA

22/03/2026
Kushërira e Brikenës: Ajo nuk është gati për puthjen, Mateon nuk e gjykojmë

Kushërira e Brikenës: Ajo nuk është gati për puthjen, Mateon nuk e gjykojmë

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al