Një varkë me rreth 50 emigrantë është fundosur mëngjesin e sotëm, 13 milje detare në jugperëndim të Paxos në Greqi.
Media greke, Zougla.gr raporton se si pasojë e fundosjes, dyshohet se kanë humbur jetën shumë emigrantë.
Po ashtu, mësohet se 16 prej tyre janë shpëtuar nga një operacion që ende po zhvillohet nga marina greke, policia dhe roja bregdetare.
Në operacion janë përfshirë 6 anije të ardhura nga porti i Igoumenicës, Korfuzi, Paxos dhe Lefkada. Ende nuk ka informacion për kombësinë e emigrantëve./









