Tragjike! Pak javë pas poetit të njohur Arben Duka ka ndërruar jetë edhe i biri Denis Duka. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga miqtë e tij në rrjetet sociale. Denis Duka vetëm 35-vjeç ishte i martuar dhe jetonte në SHBA bashkë me partneren dhe vajzën e tyre. Siç mësohet ai ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti ashtu si babai i tij. Arben Duka humbi jetën mbrëmjen e 13 dhjetorit. Ai u dërgua në spital për shkak të problemeve shëndetësore për nuk mundi të mbijetojë.








