• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tragjedia ajrore në Indi, motorët u fikën nga dikush në kabinën e pilotimit

12/07/2025
Tragjedia ajrore në Indi, motorët u fikën nga dikush në kabinën e pilotimit

Motorët e avionit Boeing 787 të kompanisë Air India, që u rrëzua më 12 qershor në periferi të Ahmedabad-it, u fikën nga dikush brenda kabinës së pilotimit menjëherë pas ngritjes. Hetimet paraprake përjashtojnë problemet teknike dhe po përqendrohen në një veprim të qëllimshëm nga njëri prej pilotëve ose një person i tretë i pranishëm në kabinë.
Lajmi është konfirmuar nga analiza e “Flight Data Recorder”, që tregon se ndërprerësit e karburantit drejt motorëve janë zhvendosur nga pozicioni “Run” në “Cutoff”, duke ndaluar furnizimin me karburant dhe shkaktuar fikjen e të dy motorëve vetëm pak sekonda pas ngritjes.
Avioni, që udhëtonte nga Ahmedabad drejt Londrës me 242 persona në bord, u përplas 30 sekonda pas ngritjes duke shkaktuar 270 viktima, 241 nga pasagjerët dhe ekuipazhi, dhe 29 të tjerë që ndodheshin në një mensë universitare. Vetëm një person arriti të mbijetojë.
Sipas ekspertëve, për të fikur motorët, ndërprerësit duhet të ngrihen me dorë, çka përjashton një gabim të thjeshtë teknik ose prekjen aksidentale.
Autoritetet indiane kanë nisur kontrolle të plota mbi të gjithë flotën e Boeing 787 në pronësi të Air India, por deri tani nuk janë konstatuar defekte të ngjashme në pjesët strukturore apo sistemet elektronike të avionëve.
Ndërkohë, regjistrimet audio të kabinës, janë ende objekt negociatash mes Indisë dhe Shteteve të Bashkuara. Raporti paraprak pritet të publikohet së shpejti, por burime perëndimore shprehen skeptike nëse raporti përfundimtar do të bëhet ndonjëherë publik.

Related Posts

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al