Rreth orës 03:55 të mëngjesit të sotëm një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4 ballë, i shkallës rihter goditi Shqipërinë. Lëkundjet e forta rrëzuan pallate dhe shënuan dëme të shumta, duke lënë fatkeqësisht 13 viktima.
Gjendja më e rënduar paraqitet në Thumanë, aty një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja, ndërkohë që nipi iu gjet në prehër i gjallë.
Në Thumanë janë shembur totalisht tre pallate, dhe nën rrënoja ka disa persona për të cilit forcat zjarrfikëse po punojnë për t’i nxjerrë gjallë, me shpresën e madhe.
Edhe në Durrës dëmët janë të shumta. Tre të pajetë u nxorrën nga rrënojat e pallateve të shembur, ndërsa një u gjet tek Vila Palma në Durrës.
Në Kurbin një tjetër person humbi jetën, pasi i kapur nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar lëkundjeve të fuqishme që u ndjenë, është hedhur nga ballkoni. Ai humbi jetën si pasojë e lartësisë nga kati i tretë. Po në Kurbin, një tjetër person, ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.
Më poshtë sjellim foto dhe video që tregojnë sesi paraqitet situata aktuale pas tërmetit në Durrës.