Një aksident tragjik ka ndodhur mbrêmjen e sotme në Delvinë. Si pasojë, shoferi është djegur i gjallë brenda në makinë kurse gruaja e ishte me të, bashkëjetuesja ka shpëtuar për mrekulli.
Argjirolajm.net ka siguruar edhe foton nga vendi i ngjarjes, ku makina shihet se ka përfunduar mes shkurreve, në anë të rrugës, e shkrumbuar tërësisht.
Policia bëri me dije në një njoftim paraprak se: si pasojë e flakëve të shpejta është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.
Ndërsa bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Argjirolajm.net mëson se viktima quhet Albert Caushi, kurse partnerja e tij Merita Muja 44 vjec.









