Një tjetër jetë e humbur në plazhet shqiptare. Një grua 47-vjeçare sapo ka rënë në kontakt me ujin është shembur pa ndjenja.
Menjëherë në ndihmë i ka shkuar roja i plazhit, që e ka nxjerrë në tokë të thatë.
Edhe pse i është dhënë ndihma e shpejtë, gruaja e identifikuar si A. Blaca, nuk ka mundur që të mbijetojë.
Mësohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë një sulm në zemër.