Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti 7 ballë që goditi sot Shqipërinë. Një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e hotel ‘Miramar’ në Durrës.
Trupi i pajetë, i seksit mashkull, e çon numrin në 13 të viktimave të kësaj fatkeqësie të rëndë natyrore.
Shteti ndërkohë është në këmbë për të shpëtuar dhjetëra persona që ndodhen nën rrënoja.