Kosova ka fituar në transfertë përballë Sllovakisë në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-off” të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në Bratislavë, përfundoi me shifrat 3-4. Pas këtij dueli ka folur edhe trajneri i “dardanëve”, Franco Foda. Tashmë, Kosova do të përballet më 31 mars me Turqinë në Prishtinë, për aktin e fundit që vulos ëndrrën e Botërorit.
“Ka qenë një ndeshje fantastike për tifozët sepse ka pasur shumë gola. Normalisht jam krenar me skuadrën që shënuam katër gola, posedimin dhe si dolëm në tranzicion. Pranuam tre gola, dy prej tyre nga gjuajtjet e lira dhe të shohim si do të reagojmë në ndeshjet e radhës sepse jo gjithmonë mund të shënojmë katër gola, që nuk është e lehtë për ne për të fituar siç fituam sonte.
Nëse do të kishim kapacitet atëherë do të kishim një stadium të stërmbushur me 100 mijë tifozë sepse të gjithë do të donim të ishim aty. Por kujtojmë se Turqia është një kundërshtar shumë i fortë me futbollistë shumë kualitativ. E kuptoj popullin e Kosovës, por ndaj Turqisë duhet të tregojmë më shumë qetësi si dhe të mos bëjmë gabime siç bëmë sonte”, tha Foda.









