Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij pas barazimit ndaj Vorës.
“Si shkoi loja, më vjen keq për rezultatin. Të jesh 1-0 gjithë kohës dhe merr një gol nga goditja standarde, linja e dytë. Gjithë javës kemi bërë analizë për këtë, është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq edhe për rastet, kishim shumë raste para porte, por lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm për t’i pasuar topin shokut dhe për të mbyllur ndeshjen. Lojtarët që u futën, jam i kënaqur. Por ata në fund të ndeshjes, do ngelet për të analizuar me atë. Nuk ishte kohë e shkurtër, është kur mbaron koha kur s’ke mundësi. 1 minutë, 90 minuta, 5 minuta, duhet të jenë të gatshëm.
Vora vjen nga rezultate negative dhe luan kundër nesh. Jemi ekipi kampion, e dinim që s’do të ishim agresivë në full fushën. Kështu e kishim përgatitur ndeshjen, prandaj ishin lëvizjet e tilla. Interpretimi vjen nga ajo që kemi ngulur këmbë. Jemi në punë, nëse nuk e di se çfarë bën lojtari tjetër, ne nuk bëjmë përpara me një lëvizje. Ishte e diktuar që do të zbrisnim, jo aq poshtë. Por në momentin që do lëviznin topin 2 qendërmbrojtësit dhe numri 6 i tyre, atëherë duhet të sulmonim. Ishim përgatitur për tranzicionin, rastet ishin, por duhej shërbyer shoku dhe do merrte rrjedhë tjetër loja.
Një lojë me shumë mesfushorë, diçka që unë e kam përdorur vjet, krijon superioritet numerik mes linjave. Mendoj që humbja e shpejtë e topit në ato zona, na bëri që të ishim të paqartë për të krijuar më shumë raste në pjesën e parë. Manovra ka shumë, sigurisht që ne kishim zgjedhur këtë sot. Përderisa ishim përpara porte, dolëm. Nuk është pak që të krijosh 2-3 raste. Mund të ketë momente dhe lojtarët që mund ta zgjidhin ndryshe, por lojtarët ishin të pranishëm aty.
Çfarë po ndodh këtë fillim viti? Nëse po flas në rolin e analistit, ne i kemi dominuar ndeshjet. Unë di të stërvis për të luajtur futboll. Për të shtyrë topin në rrjetë janë ata të sulmit”, tha Tetova.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







