• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika më mirë se Milinkoviç, ka marrë pikë sa gjithë kampionati i kaluar

16/04/2018
Merr fund ‘eskperimenti’ i Tavos me uruguajanët, ky është trajneri i ri i Luftëtarit

Luftëtari i drejtuar nga trajneri Hasan Lika, asnjëherë tjetër nuk ka bërë më mirë se kaq. Pas 29 javësh të luajtura, bluzinjtë kanë koleksionuar 44 pikë, teksa duhen dhe 7 javë nga përfundimi i sezonit futbollistik 2017-2018. Në fundin e sezonit të shkuar, Luftëtari mori 44 pikë, të mjaftueshme për të mbajtur skuadrën e qytetit të gurtë mes ekipeve elitare të futbollit shqiptar. Në antitezë me të shkuarën, shifrat i japin të drejtë trajnerit Lika për atë ç’ka arritur aktualisht. E mori drejtimin e Luftëtarit pas javës së gjashtë, pas largimit të Luis Kurbelos.
lika. Pesë pikë koleksiononte Luftëtari pas javës së gjashtë, por me ardhjen e Likës në takimin e javës së shtatë, përpos humbjes 3-0 me Kukësin në Gjirokastër, bluzinjtë kaluan çdo pritshmëri, teksa aktualisht kanë një objektiv: Përfaqësimin në Europë. Bashkim Shameti – Kualitetet e Luftëtarit kanë “pjesën e luanit” në ecurinë më shumë se pozitive të bluzinjve pas viteve 90-të. “Nuk kam fjalë për të thënë. Luftëtari aktual më sjell në kujtesë vitet tona të arta, ato të tri dekadave më parë.

Ne (Luftëtari) dimë të prodhojmë raste shënimi, gjë të cilën e kemi treguar në të gjitha ndeshjet e luajtura. Kur, në fushë shpirti i garës dhe karakteri janë në sinkron me njëri-tjetrin, vështirë se ka një kundërshtar që mund të ndalë Luftëtarin. Ky Luftëtar nuk e meriton persekutimin e faktorëve të jashtëm”, përfundoi ish-mbrojtësi Shameti. Athanasopulos – “Mund dhe duhet të bëja më mirë në momentin e pësimit të golit. Pata fushëpamje të kufizuar dhe për më tepër topi u devijua nga Liçaj me kokë. S’mund të mos pranoj përgjegjësinë. Kemi dhe shtatë finale për të arritur pjesëmarrjen në kupat e Europës”, tha dje portieri Kristo Athanasopulos.

Related Posts

Ministrja e Brendshme: Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin
Kryesore

Ministrja e Brendshme: Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin

20/02/2026
Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme
Kryesore

Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme

20/02/2026
Protesta e opozitës, 25 persona të shoqëruar në polici
Kryesore

Protesta e opozitës, 25 persona të shoqëruar në polici

20/02/2026
Ambasadori i BE: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë
Kryesore

Ambasadori i BE: Sulmet e politikanëve ndaj SPAK nuk duhet të vazhdojnë

20/02/2026
Hasimja: Të bëhemi bashkë për Shqipërinë e të ndershmëve. Ka edhe socialistë të zhgënjyer
Kryesore

Hasimja: Të bëhemi bashkë për Shqipërinë e të ndershmëve. Ka edhe socialistë të zhgënjyer

20/02/2026
Gogu: Këta pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve a thua se qytetarët duan zjarr e flakë
Kryesore

Gogu: Këta pretendojnë të jenë zëri i qytetarëve a thua se qytetarët duan zjarr e flakë

20/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ministrja e Brendshme: Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin

Ministrja e Brendshme: Një tjetër “revolucion” me pagesë, ku molotovi zëvendëson fjalën dhe maska fsheh turpin

20/02/2026
Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme

Jorida Tabaku: Autokratët bien, Shqipëria është e përjetshme

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al