• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trajneri i Luftëtarit plas ‘bombën’ për Gole Tavon: Lojtarët i telefojnë nga…

09/12/2018
Trajneri i Luftëtarit plas ‘bombën’ për Gole Tavon: Lojtarët i telefojnë nga…

Tekniku i Luftëtarit Gentian Mezani nuk e ka fshehur dot zhgënjimin pas humbjes së sotme 1-0 me Kamzën. Për Supersport, trajneri vlonjat i bëri thirrje klubit gjirokastrit për të zgjidhur urgjentisht krizën financiare. Ai pranoi se te rezultati i sotëm ndikoi dhe problemet financiare, të cilat po i shtyjnë lojtarët të mendojnë largimin nga skuadra.

“Kemi bërë një pjesë të parë të dobët. Një mosdëshirë në pjesën e parë dhe pastaj një dëshirë për të shënuar në pjesën e dytë. Gjërat vështirësohen kur je në disavantazh dhe ndodhesh në situatë të keqe. Ju e keni parë vetë. Financat ndikojnë shumë. Janë djem që po luajnë dhe po sakrifikojnë. Është dhe pjesa tjetër që po ngacmohet nga skuadrat e tjera. Lojtari është i predispozuar në fund të kampionatit të lëvizë. Dhe në këtë situatë humbet qetësia. Vështirësohen gjërat. Këto probleme u shfaqën në Durrës, në Gjirokastër.

Nuk kam shkop magjik dhe drejtuesit duhet ta rregullojnë këtë gjendje. Dua të qetësohet situata. Më kujtohet koha kur isha te Flamurtari, kthehem pas në kohë kur më pyesnin vazhdimisht për financat. Motivimi nuk është më maksimal. Jemi në fund të mbylljes së fazës së dytë dhe padiskutim dhe është e vërtetë nuk e fsheh dot. Lojtarët i telefojnë nga skuadrat e tjera dhe i ngacmojnë shpesh.

Ata janë të papërqëndruar. Nuk duhet të zgjohemi kur jemi në disavantazh, duhet të futemi që në fillim për të fituar.
Unë shpresoj të zgjidhet kjo gjë dhe të mos flitet më. Ua kam bërë të qartë ccunave që të japin maksimum. Por bëhen shumë faktorë dhe kundërshtari e shfrytëzon këtë situatë. Lojtarët janë profesionistë dhe duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës. Ne të bëjmë detyrën tonë, drejtuesit të bëjnë detyrën e tyrë. Kur e mora Luftëtarin ishte dëshira ime. Sepse ekipi kishte cilësi. Më është premtuar shumë që situata do rregullohet. Kam patur oferta nga ekipe të tjera dhe në Kosovë. Kam shpresë se situata do të rregullohet. Nuk mund të hidhem me një gur të mbytem në lumë.
Është e pakrahasueshme pjesa e parë me pjesën e dytë”, deklaroi Mezani.

Related Posts

“Nëndetësja” del në dritë, Dinamo rikthehet te fitorja, Vllaznia i bëhet makth Partizanit
Sport

Muaji i së vërtetës, 4 ndeshje vendosin sezonin e Dinamos

12/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës
Sport

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)
Sport

Barazim me gola, Vora dhe Flamurtari ndajnë pikët (VIDEO)

11/04/2026
VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë
Sport

VIDEO/ Milan dorëzohet për titullin, Udinese mposht pastër kuqezinjtë

11/04/2026
UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit
Sport

UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Uellsit

11/04/2026
Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet
Sport

Inter, Calha: Nuk duam të humbasim titullin sërish për një pikë, mungesa e Lautaros ndihet

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nëndetësja” del në dritë, Dinamo rikthehet te fitorja, Vllaznia i bëhet makth Partizanit

Muaji i së vërtetës, 4 ndeshje vendosin sezonin e Dinamos

12/04/2026
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100 mijë herë më mirë

12/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al