• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trajneri i Partizanit: Luajmë gjithë kartat në Gjirokastër

05/05/2018
Trajneri i Partizanit: Luajmë gjithë kartat në Gjirokastër

Partizani është ende i tronditur nga një barazim tejet zhgënjyes në Lushnjë, por ka ende gjithçka në dorën e vet për sa i përket kualifikimit në Europa League. Këtë e ka të qartë trajneri Klevis Dalipi, i cili kërkon një sforcim të skuadrës në ndeshjet e mbetura, me dy sfidat e radhës që janë vendimtare për fatet e sezonit.

SFIDAT E RADHËS

“Lënia e dy pikëve në Lushnjë na ka goditur. Ndeshja me Teutën përcakton shumë edhe transfertën e mëpastajme me Luftëtarin, ku do të luhen të gjitha kartat. Parashikoj një duel të vështirë, sepse Teuta i ka jetike pikët për mbijetesë. Ne kemi objektivat tanë për Kupat e Europës dhe duhet të japim më të mirën”.

RËNIA

“Kur u emërova si trajner, pashë një skuadër të uritur për të fituar. Morëm katër fitore dhe një barazim dhe, pas ndeshjes me Laçin, e përgatitëm skuadrën psikologjikisht se nuk kishte përfunduar asgjë. Në analizën time, në këto rezultate ka ndikuar fakti që është shkruar në gazeta, se do të afrohet trajner i ri. Po ashtu, ka ndikuar edhe euforia, pasi jetojmë në Shqipëri dhe, kur merr rezultate të mira, kjo gjë ekziston. E rimorëm veten duke zhvilluar një pjesë të parë të mirë me Skënderbeun, ndërsa në të dytën pësuam një gol të pamerituar. Kjo na dëmtoi moralisht. Javën e kaluar kishim një transfertë të lehtë në letër, me Lushnjën. Në ndeshje të tilla finalizimi në fillim është i rëndësishëm, por ne nuk shënuam dot. Kishte raste të diskutueshme me arbitrimin, ku një penallti në favorin tonë ishte e qartë fare. Sidoqoftë, nuk dua të merrem me këtë pjesë së gjërave. Bëmë ndërrime dhe lojtarët që u futën ishin në ritëm të mirë, por në fund morëm vetëm një pikë. Lojtarët duhet të jenë më altruistë, të mos veprojnë e luajnë individualisht, por të japin maksimumin si grup.

FORMACIONI

“Ndryshimet kanë qenë të detyruara, kemi bërë lëvizje për arsye teknike. Me Skënderbeun luajta me Trashin si mbrojtës i majtë, i cili sulmon mirë. Edhe Kotobelli është stërvitur mirë, por zgjedhjet janë të tilla. Edgar Çani nuk do të jetë në ndeshjen me Teutën, për shkak se kështu vendosën mjekët. Fejzullahu është në përmirësim, por mendoj se nuk është akoma në gjendjen, që e njoh. Ndeshjet janë të vështira dhe nuk dua ta vë në vështirësi, pasi nuk ka gjendjen më të mirë fizike”.

Related Posts

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani
Sport

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

11/04/2026
Ndryshim kursi, Bastoni “driblon” Barçën, i premton besnikëri Inter
Sport

Ndryshim kursi, Bastoni “driblon” Barçën, i premton besnikëri Inter

11/04/2026
Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit
Sport

Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

10/04/2026
Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS
Sport

Neymar dëshiron Botërorin, sulmues i gatshëm të transferohet në MLS

10/04/2026
Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar
Sport

Futbolli polak në zi! Ndërron jetë ndihmëstrajneri i ekipit kombëtar

10/04/2026
Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë
Sport

Reagon Slot, tekniku i Liverpool i përgjgjet kritikave: Do të rikthehemi, objektivat nuk ndryshojnë

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

Java e 31-të e ndarë në 3 ditë, spikat Elbasani-Partizani

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al