Trajneri Mladen Milinkovic kthehet këtë javë në Gjirokastër, ku sezonin që shkoi dhuroi emocione të bukura me Luftëtarin. Tani drejton Kukësin kampion dhe ka pretendime për ta ruajtur titullin, kështu që edhe në Gjirokastër do të kërkojë 3 pikët.
Por te Kukësi ka një “epidemi” dëmtimesh dhe së fundi një tjetër titullar është shtuar në listën e lojtarëve me probleme. Mesfushori Kërkotiç ka pësuar një tërheqje dhe është në dyshim për ndeshjen e radhës, edhe pse dëmtimi nuk është shumë serioz.
Dëmtime të tjera mbeten ato të mbrojtësit Shameti dhe dy mesfushorëve Musolli dhe Zeqiri. Të tre nuk do të jenë gati për ndeshjen me Luftëtarin në javën e 7-të.