POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në fshatin Hormovë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.