Po transportonte katër emigrantë të paligjshëm, arrestohet një person në Gjirokastër. Burime nga policia thone se eshte arrestuar shtetasi S.Muçaj. Mësohet se i riu, banues në Tepelenë, është arrestuar, pasi është pikasur teksa trnasportonte katër emigrantë të paligjshëm me origjinë nga Siria.
Emigrantët kishin ardhur nga Greqia, dhe me ndihmën e Muçajt, do të udhëtonin drejt veriut të Shqipërisë, për të kaluar në vendet e uropiane. Por, kjo rrugë iu pre në mes nga Policia e Shtetit. I riu do të qëndrojë në burg, ndërsa emigrantët do të deportohen në drejtim në Greqisë.