Në kufirin shqiptaro-grek vijon të hyjnë klandestinë nga vendet në konlikt.
Një ditë më parë nga policia kufitare janë kapur 3 shtetas libanez në afërsi të Urës së Viroit.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, ata kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Në përfundim të procedurave u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.
/ArgjiroLajm.net/