• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tregtari që shet filtra përhap panik në Libohovë: Uji nuk është i pijshëm, as ai që bleni në dyqan. (Duhet reagim nga Drejtoria e Shëndetit Publik Gjirokastër dhe Prokuroria)

20/05/2019
Tregtari që shet filtra përhap panik në Libohovë: Uji nuk është i pijshëm, as ai që bleni në dyqan. (Duhet reagim nga Drejtoria e Shëndetit Publik Gjirokastër dhe Prokuroria)

Të bësh para duke përhapur panik tek njerëzit

Një subjekt privat që tregton filtra për ujin, po krijon panik prej disa ditësh në Libohovë. Sipas tyre uji që rrjedh në çezmat e burimet tona nuk është i pijshëm. Po kështu as uji i kompanive të mëdha që operojnë në treg prej vitesh dhe që kanë bërë investime miliona euro.

Uji sipas tyre bëhet i pijshëm vetëm nëse blen filtrat që kushtojnë mbi 1 mijë euro. Sa hap e mbyll sytë, përfaqësuesi i këtij subjekti privat ‘provon’, se disa lloje uji që janë sot në treg, përfshi edhe ujin që rrjedh në burimet tona, kanë ngarkesë të lartë bakteriale dhe elementë të tjerë që dëmtojnë shëndetin.

Janë aq ‘gjenial’ sa rezultatin e gjoja analizave e nxjerrin direkt si fotografi çasti, kur normalisht analiza të tilla kërkojnë një kohë të gjatë në laboratorë dhe aq më tepër institucion të besueshëm që t’i çertifikojë. Është shumë e lehtë të manipulosh njerëzit përmes frikës se po u rrezikohet shëndeti, kur në fakt ti je i interesuar thjesht për të bërë para duke shitur filtrat. Ne s’kemi asgjë kundër subjektit privat që po tregton filtrat. Është në lirinë e vet për të bërë biznes, por përpara se të biem pre e panikut duhet të ndalemi në disa pika.

E para, një subjekt privat (i ligjshëm apo jo nuk e dimë ende), s’mund të marrë përsipër të bëjë analizat e kompanive të tjera që tregtojnë ujin dhe të shpallë me të madhe se uji i tyre është i dëmshëm për shëndetin.

E dyta, ky subjekt nuk është i çertifikuar për të kryer analizat e burimeve tona ujore. Drejtoria e Shëndetit Publik Gjirokastër është i vetmi autoritet që i kryen dhe çertifikon këto analiza.

Prokuroria e Gjirokastrës duhet të nisë hetimet kryesisht ndaj këtij subjekti për përhapje të panikut në publik. E sigurt që ka një nen në Kodin Penal për këtë çështje. Po kështu duhet të nisë hetimet nëse është subjekt i ligjshëm dhe i çertifikuar për të kryer analiza të tilla.

Vetë kompanitë e mëdha duhet të kallëzojnë këtë subjekt privat për prishje imazhi.

Vëni pak logjikën në punë. Kompanitë e mëdha kanë investuar miliona euro për ngritjen e stabilimenteve të ujit, vallë nuk kanë as ato para për të blerë një filtër me vlerë 1 mijë euro si ky që shet subjekti privat?

E gjithë kjo histori është thjesht biznes i pastër i një subjekti që kërkon të luajë me frikën e njerëzve dhe fakti që ka shkaktuar panik duket se ia ka dalë deri më tani.

Drejtoria e Shëndetit Publik dhe Prokuroria e Gjirokastrës duhet të bëjnë punën e vet në këtë rast.

Që në Libohovë dhe gjithë Shqipërinë ka probleme me ujin e pijshëm në disa drejtime këtë s’e luan as topi. Por që uji i burimeve tona dhe ai që botilohet nga kompanitë e mëdha të jetë i dëmshmë, kjo është një idiotësi e madhe.
Mos bini pre e panikut të batakçinjve që shesin sapunin për djathë.

Nëse institucionet e shtetit shqiptar, Drejtoria e Shëndetit Publik në këtë rast, apo një laborator tjetër ndërkombëtar i çertifikuar na thotë se uji që po pijmë është i rrezikshëm, atëhere ka vend për t’u shqetësuar.

Ama në këtë rast kemi të bëjmë thjesht me një tregtar filtrash që kërkon të bëjë para duke përhapur panik. Është shumë e thjeshtë që përmes aparaturave që ai mban me vetë të manipulojë ngjyrën apo shijen e ujit që teston dhe të nxjerr pamje si kjo në foto. E gjitha thjesht për të të trembur ty që të nxitesh të blesh filtrin.

Sidoqoftë për këtë panik të krijuar në Libohovë duhet të ketë reagim nga Drejtoria e Shëndetit Publik Gjirokastër dhe Prokuroria./ Libohova Online

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

Alba: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua

29/12/2025
“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

“S’kam menduar për një përballje me Brazilin, por pse jo”, rrëfehet Sylvinho: Botërori do ishte arritje e jashtëzakonshme

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al