• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tregtari serb i mahnitur me mandarinat e Konispolit: Janë më të mira se të Greqisë

16/12/2020
Tregtari serb i mahnitur me mandarinat e Konispolit: Janë më të mira se të Greqisë

Në Konispol, furnizuesin më të madh të mandarinave në vend, prodhimi këtë vit është i bollshëm dhe arrin deri në 50 mijë ton. Fermerët ankohen për rënien e çmimit në tregun e shumicës, por nga ana tjetër kjo ka sjell më shumë tregtarë nga jashtë, të cilët zgjedhin Konispolin për çmimin dhe cilësinë e mirë të agrumeve.
Prodhimi është i bollshëm në Bashkinë e Konispolit, ku me këtë kulturë bujqësore janë angazhuar pothuajse të gjithë banorët e zonës. Pavarësisht breshrit të shtatorit, 2020-ta konsiderohet një vit i mbarë dhe prodhimi pritet të jetë më i madh se vitin e kaluar.

Shqetësimi i fermerëve mbetet rënia e çmimit në tregun e shumicës, ku një kilogram mandarina shitet për 30 lekë.“Manderinat ka patur pak defekt, ra breshër e kemi pastruar, i hoqëm të dëmtuararat dhe tani nuk ka çmim nuk na e marrin me çmim. Çfarë do të bëjmë ne? I kërkojmë qeverisë të na dublojë pasi nuk zemë dot shpenzimet nuk mbulojmë dot ilaçet që i hedhim”, shpreht një fermere.

“Punëtorë kemi pak, çmimi është i ulët. Ky është problemi. Nga qeveria nuk kemi patur ndonjeherë ndonjë ndihmë” , shprehet një fermer tjetër.

Vjelja e mandarinave gjeneron punësim sezonal jo vetëm për banorët e zonës, por dhe për 2500 persona që kanë mbërritur nga Elbasani, Berati e qytete të tjera të vendit.

“Jetoj në Ksamil. Vijmë punojmë këtu në zonën e Konispolit. Për ne gratë është një mundësi shumë e mirë, për tani dimrit vijmë e punojmë agrumet se aty ku jemi s’ka shumë mundësi për punë”, shprehet një punëtore sezonale.

“Vij këtu në Sarandë për të punuar me mandarina. Jam i kënaqur me banorët, çmimin, mallin. Jam shumë i kënaqur me punën që po bëj Ksamil. Pagesa normale 25- 30 mijë lekë shumë e mirë për mua, shprehet një punëtor tjetër.

“Unë kam ardhur këtu vetë i pestë me gjithë familjen. Rri në Mërsi me qera si gjithë të tjerat. Në Elbasan nuk ka as punë dhe asgjë dhe kur gjen punë gjen vetëm me miq” shprehet një punëtor tjetër.

Mbiprodhimi ka bërë që çmimi i mandarinave të jetë më i ulët, ndaj po shihet me interes nga të huajt. Tregtari nga Serbia shprehet se ka ardhur në Konispol për cilësinë e mirë të frutit dhe çmimin e favorshëm, por problem mbetet rruga, sidomos në Qafën e Muzinës.

“Produkti në vendin tuaj është me cilësi të mirë. Çshtë i ngjashëm me cilësinë e produkteve në Greqi! Në vitet e ardhshme produktet shqiptare do të konkurojnë ato greke . Ka disa probleme me transportin dhe shpresoj se do të zgjidhen në të ardhmen! Sa i përket çmimit mendoj se është konkurues në veçanti ndaj atij grek”, tha tregtari.
Mandarinat e Konispolit shiten kryesisht në tregun vendas, në Kosovë, shtetet e Europës Juglindore dhe Lindore. Prodhimi këtë vit deri në fund të sezonit pritet të shkojë në mbi 50 mijë ton. /Shqiptarja.com

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ goditet në kokë gjatë shfaqjes

Ish banorja e ‘Big Brother VIP Kosova’ goditet në kokë gjatë shfaqjes

27/12/2025
“E dinim se do ishte e vështirë, por ia dolëm”, Sylvinho: Tani duhet kujdes, nuk na lejohen gabimet

Botërori, Sylvinho flet për kualifikimin në “Play-off”: E njohim Poloninë!

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al