Bashkia Gjirokastër ka lidhur një kontratë shtesë me objekt ‘Ndërtimin e tregut industrial në qytetin e Gjirokastrës’. Kontrata ka një fond prej 40 milionë lekësh të vjetra pa TVSH dhe synon të që me punimet e kryera të përfundojë ndërtimi i tregut.
Data e lidhjes së kësaj kontrate është 13 nëntori, ndërsa kompania që do të kryejë punimet shtesë në tregun industrial të Gjirokastrës është ”Company Riviera 2008” shpk me seli në Kamëz. Prokurimi i ndërtimit të tregut industrial të Gjirokastrës u në në janar të këtij viti.
Fondi i vënë në dispozicion është rreth 250 milionë lekë të vjetra. Ndërsa me kontratën shtesë të lidhur më 13 nëntor, vlera totale e këtij projekti shkon në 290 milionë lekë të vjetra.
©ArgjiroLajm.net








