Belgu ka shans të ftohet për ndeshjen që Reali do ta zhvillojë të dielën me Eibarin. Eden Hazard ka lënë prapa shqetësimet. 29-vjeçari, që po vuan nga dëmtimet e shpeshta në Real Madrid, është rikthyer tashmë në fushë.
Ai është stërvitur dy ditë radhazi pa ndonjë problem me ekipin dhe do ta ketë testin e fundit të shtunën, për të parë nëse është i gatshëm plotësisht për ndeshjen me Eibarin, apo nëse Zinedine Zidane do të preferojë mos të rrezikojë.








