• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tri arsye përse varianti i ri i Covid-19 duhet të na shqetësojë

21/12/2020
Tri arsye përse varianti i ri i Covid-19 duhet të na shqetësojë

Një variant i ri i koronavirusit ka bërë që Britania e Madhe të futet në izolim të rreptë. Ky variant është pikasur edhe në vende të tjera të Europës. Sipas BBC, ky variant është çuditërisht me shumë mutacione. Shpjegimi më i mundshëm është që varianti ka dalë nga një pacient me sistem të dobët imunitar, që nuk ka qenë në gjendje të luftojë virusin. Në vend të kësaj, trupi është kthyer në terren të përshtatshëm për mutacionin e virusit. Thuhet se varianti i Covid-19 nuk është më vdekjeprurës dhe as nuk e rrezikon vaksinën. Por asgjë nuk dihet me siguri. Atëherë sa të shqetësuar duhet të jemi?

Nga James Gallagher, BBC

Ky variant po tërheq vëmendjen për shkak se janë bërë bashkë tri gjëra:

-Ai po zëvendëson me shpejtësi versionet e tjera të virusit.

-Mutacionet e tij po prekin pjesë të virusit që ka të ngjarë të jenë të rëndësishme.

-Disa nga këto mutacione kanë treguar në laborator se shtojnë aftësinë për të infektuar qelizat.

Të gjitha këto bashkohen për të krijuar një rast të një virusi që mund të përhapet më lehtë. Sidoqoftë, ne nuk kemi siguri absolute. Variantet e reja mund të bëhen më të zakonshme thjesht duke qenë në vendin e duhur, në kohën e duhur- siç ishte Londra, e cila deri së fundmi kishte kufizime më të lehta.

A ka ndodhur më parë?

Po. Virusi që u pikas në fillim në Wuhan të Kinës nuk është i njëjtë me atë që gjendet në shumicën e planetit. Mutacioni D614G u shfaq në Evropë në shkurt dhe u bë forma dominuese e virusit në botë. Një tjetër variant, i quajtur A222V, u përhap nëpër Europë dhe mendohej se vinte nga Spanja.

Çfarë dimë për mutacionet e reja?

Një analizë fillestare e variantit të ri identifikon 17 ndryshime të mundshme. Ka pasur ndryshime në proteinën thumb- që shërben si çelës për virusin që të hyjë në qelizat e trupit tonë. Kjo duket se është përshtatje shumë e rëndësishme.

Puna e bërë nga profesor Ravi Gupta i Universitetit të Kembrixhit sugjeron se ky mutacion rrit infektueshmërinë në mënyrë të dyfishtë në eksperimentet laboratorike. Studimet tregojnë se ky mutacion i bën antitrupat në gjakun e të mbijetuarve më pak efektive në sulmin ndaj virusit.

Profesor Gupta thotë: “Ky variant po rritet me shpejtësi, kjo është ajo që shqetëson qeverinë. Ne jemi të shqetësuar. Shumica e shkencëtarëve janë të shqetësuar”.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al