Zbulo version e ri ultramodern të aplikacionit
Si gjithmonë në kërkim të risive dhe progresit të vazhdueshëm, Tring, platforma televizive më e madhe në Shqipëri, ka hedhur tashmë në treg versionin e ri të përditësuar dhe ultramodern të aplikacionit Tring OTT.
Një prej aplikacioneve më të ndjekur në vend dhe jo vetëm, i vlerësuar gjerësisht për librarinë e pasur dhe shumëdimensionale dhe funksionalitetet avangardë, tanimë vjen i rinovuar dhe i përmirësuar, duke sjellë kështu një eksperiencë edhe më unike për çdo përdorues.
Me një imazh të ri, por edhe me një mënyrë të re për të shijuar përmbajtjen, më të shpejtë dhe më intuitive se kurrë, Tring OTT është shndërruar në një multivers ku mund të lundrosh lehtësisht dhe të gjesh menjëherë atë që kërkon, pavarësisht pajisjes që përdor. Në çdo zgjedhje që bën, përmbajtja të prezantohet menjëherë përmes trailerit, duke të dhënë një ide të qartë dhe duke e bërë përzgjedhjen më të shpejtë dhe më intuitive. Ka menduar Tring për të gjitha.
Login me QR Code
Hyrja në platformë bëhet në çast. Mjafton një skanim dhe gjithçka është gati aty ku e le.
Skip Intro/Next Episode
Gjithçka që po shikon vazhdon pa ndërprerje. Nga një episod në tjetrin, mjafton një klikim për të mos humbur ritmin e historisë.
Akses direkt në Live TV
Falë organizimit të ri dhe navigimit më të thjeshtë, kalimi nga eksplorimi në transmetim është i menjëhershëm. Kanalet janë të strukturuara qartë dhe përmbajtja nis pa ndërprerje, duke të lejuar të futesh direkt në atë që po ndodh, në kohë reale.
Shfaq në ekran të madh
Je duke shijuar programin tënd të preferuar në telefon ose tablet dhe do ta shohësh në ekranin e madh. Me mbështetjen e Chromecast, brenda një çasti dhe pa ndërprerje, e kalon shikimin në TV.
Shkarko dhe shiko offline
Përmbajtja që do nuk të ndjek vetëm kur je online. Shkarko filmat dhe serialet e preferuara dhe shijoje kudo, në çdo moment, edhe pa lidhje interneti.
Kids Profile dhe ti je i qetë
Krijo një profil të dedikuar për fëmijët, ku përmbajtja filtrohet sipas moshës dhe gjithçka është e kontrolluar. Ti vendos kufijtë, ndërsa ata shijojnë përmbajtje të përshtatshme, në një ambient të sigurt dhe pa surpriza. Një eksperiencë që i jep liri atyre… dhe qetësi ty.
Tring OTT është tashmë më fleksibël se kurrë. Në çdo pajisje. Në çdo moment. Kudo që dëshiron. Sepse kur teknologjia funksionon në mënyrë të përkryer, ty të mbetet vetëm një gjë për të bërë: të shijosh përvojën e jashtëzakonshme.Eksploro aplikacionin, me siguri, nuk do ta lësh më kurrë.
Duke filluar nga 1,090 Lekë në muaj, bëj tëndin aplikacionin Tring dhe zgjidh paketën që të përshtatet më shumë:
OTT START – përfshin një gamë të gjerë filmash, serialesh, dokumentarësh, programesh për fëmijë dhe prodhime origjinale Tring, për një eksperiencë të plotë argëtimi në çdo moment
OTT EXTRA+ i shton kësaj eksperience dimensionin sportiv, duke sjellë kampionatet më elitare si UEFA Champions League, Serie A, Bundesliga, Premier League, La Liga, NBA, MotoGP, Formula 1, si edhe kompeticione të tjera ndërkombëtare.
Bli online në vetëm pak hapa:
Vizito www.tring.al, zgjidh paketën që preferon dhe aktivizo abonimin menjëherë.
Bli online në vetëm pak hapa:
Vizito www.tring.al, zgjidh paketën që preferon dhe aktivizo abonimin menjëherë.
Eksploro aplikacionin, me siguri, nuk do ta lësh më kurrë.
Tring është gjithmonë një hap para. Ti mjafton ta ndjekësh.
Tring OTT 2.0! Shih me mençuri! Shih Tring!
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






