• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Kalo: Gripi i verës ka të njëjtat simptoma me variantin Delta, nëse keni shenja izolohuni

24/07/2021
Gjirokastra vlerëson me titullin “Qytetar Nderi” mjekun Tritan Kalo

Mjeku i njohur Tritan Kalo u ka bërë apel qytetarëve që kanë simptoma të variantit Delta të vetëizolohen duke deklaruar se në Shqipëri mund të ketë persona të infektuar me këtë sëmundje. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, mjeku shprehet se ky virus ka të njëjtat simptoma me atë që njihet si gipi i verës duke nisur nga temperatura, dhimbja e kokës, dhimbje muskujsh për pa çrregullime të shijes dhe nuhatjes.

“Kohë kovidiane…..24.07.2021…..Fundjavë të bardhë, të paqtë dhe shplodhëse miq, të afërt, kolegë dhe bashkëkombas…..RIKUJTESË për pushuesit në brigjet e Adriatikut, të Jonit dhe jo vetëm……”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore është një virozë, e cila ka shënja klinike pothuajse plotësisht të njejta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarrhe, POR pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes (të cilat fatmirësisht janë më pak të shpeshta si në të vaksinuarit po ashtu edhe në ata të prekurit nga Covid-19 i variantit “Delta” të infeksionit prej virusit Sars-Cov2), dhe me “test të shpejtë” ose “PCR-real time” për Sars-Cov2 NEGATIV…..

Në mesin e të sëmurëve me shënjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vënde ku ky virus është mjaft i përhapur si Britania e Madhe, Francë, Itali, Hollandë, Greqi, Spanjë, Gjermani, etj….

Këta persona duhet të jenë shumë lart të VETNDËRGJEGJËSUAR, për t’u vetëizoluar deri në sqarimin e shkakut të gjëndjes së tyre klinike…..Po ashtu edhe personeli i Qëndrave Mjeksore në zonat e pushimeve dhe jo vetëm, duhet të rrisin vigjilencën epidemiologjike ndaj të sëmurëve me shënjat e mësipërme që ata/ato vizitojnë….. Në ndërkohë kur dhe ku është e mundur të MOS hezitojmë të vaksinohemi, që të ulim sa të jetë e mundëshme numurin e të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..”

Flama mbarëbotërore” nuk është shuar apo mposhtur plotësisht, edhe pse “pjesa më dramatike” e kësaj Pandemije është luajtur tashmë, dhe VETËKUJDESJA si dhe KUJDESJA ndaj atyre që gjallojnë pranë nesh nuku duhet nënvlerësuar….NE mantelbardhët dhe i gjithë personeli tjetër shëndetsor jemi aty ku duhet të jemi, në vijën e parë të përballjes me Pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19 që me Punën, Profesionalizmin, Përkushtimin dhe Përkujdesjen tonë, t’ju vimë në ndihmë nëse JU do të prekeni nga një infeksion i tillë mjaft jetëlëndues e disa herë jetëmarrës…..Together forever!!!”, shkruan Tritan Kalo.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Ushqehej me mbeturina”/ Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

24/12/2025
Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

Kosova/ Ia del Drita, triumfon ndaj Prishtinës

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al