Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, është takuar me bletërritës në zonën e Lunxherit. Përmes një statusi në rrjete sociale, Shehu e cilëson qesharake mbështetjen që i ofron shteti kësaj kategorie. Ish-deputeti i PD-së shprehet gjithashtu se fermerët sorollaten nëpër zyrat e shtetit, por ndërkohë aplikimet për subvencionet bëhen përmes portalit e-Albania.
Postimi i plotë i Tritan Shehut:
Me bleterrites ne Lunxheri. Eshte qesharake te mendosh qe shteti i mbeshtet me vetem 1000 leke ne vit per koshere, me shume bejne shpenzimet burokratike dhe vajtje ardhjet neper zyra. Bletaria nuk konsiderohet si nje aktivitet ekonomik i vecante, e bio i rendesishem e i lidhur dhe me turizmin ne kete Qark. Po keshtu nuk vleresohet edhe si nje faktor i rendesishem ne zhvillimin e nje bujqesie moderne. Shume shpejt mbas 25 Prillit edhe bletaria do te marre rendesine qe i takon.