• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu i mërzitur nga vizita e Ramës në Gjirokastër: Kryeministri erdhi me helikopter

13/07/2020
Deputeti i Gjirokastrës: Mos mendoni se Serbia është bërë ‘qingj i butë’

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, të cilin Lulzim Basha e delegoi në Vaun e Dejës për procesin e zgjedhjeve të brendshme në PD, duke komentuar vizitën e sotme të Ramës në qarkun e Gjiorakastrës, shkruan ndër të tjera se ky i fundit përdori helikopterin për një qokë në kohë Covid-I, por nuk thotë se çfarë janë bërë me investimet në këtë qark.

Sot Rama me helikopter në Qarkun e Gjrokastrës, në një vizitë, thjesht “qokë”, vetëm për t’u dukur apo për t’u fshehur diku….në kohëra Covidi…dhe pa gazetarë!

Në fakt përpara se të nisej për aty ai duhet të shprehej qartë për situatën “Jashtë Kontrollit” të Covid në vend, shkaqet e vërteta të saj, mungesën e masave e të perspektivës…të thotë diçka aty edhe për epideminë në rritje në atë Qark duke filluar nga Permeti, për gjendjen e mjerueshme të spitaleve e kujdesit parësor!

Inaguroi para pak të ashtuquajturin “By pass” të Tepelenës, rreth 2,2 km rrugë, por harroi të thotë pse ka koston rreth 10 herë mbi atë normalen…me tej do të shkojë te ndonjë….

Mund të “inspektoje” dhe punimet e ujësjellesit të Gjirokastër një projekt i rëndësishëm ky, por i filluar me 2014 me financim dhe mbikqyrje të KFË Gjermane dhe Qeverisë së Zvicrës. Flitet për një vizitë në Universitet, me reputacion të lartë ky, që politikat e tij e kanë denigruar e po e çojne drejt kolapsit.

Por unë e ftoj atë të shpjegojë sot dhe se çfare po ndodh prej 7 vitesh me Rrugën Kardhiq- Delvinë, Përmet-3 Urat, me perspektiven e Aeroportit të Gjirokastrës, rruget rurale, gjendjen e vajtueshme të bujqësisë, spitaleve e sistemit shëndetësor të Qarkut në degradim të plotë, papunësinë e varfërinë e thellë me ndërprerjen edhe të ndihmës ekonomike në mbi 50% etj.

Mbi të gjitha ai duhet të pergjigjet aty për eksodin masiv të largimeve nga “sytë këmbët” të banorëve fisnikë, që kushtet e krijuara nga qeverisja i detyrojnë të ndërmarrin, duke e lënë të shkretë atë qytet historik e Qarkun në tërësi.

Mjafton të shikosh fotot e sotme të Gjirokastrës për të konstatuar këtë dhe kuptuar se çfarë po kalon ai Qark me vlera të pazëvendësueshme me shumë se kombëtare, gjëra që ai as i shikon as i artikulon!

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al