Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama hyri në Përmet i fshehur mes militantëve të Partisë Socialiste. Opozita zhvilloi një protestë në hyrje të qytetit. Dhjetëra persona, kryesisht punonjes te Bashkise Permet, dolën në një nga akset nacionale në zonë. Protesta ishte përgjithësisht e qetë.
Reagimi i plotë i Shehut:
Termet Peci fsheh Ramen midis makinave te militanteve te Tepelenes per tju shmangur zemërimit te popullit të Përmetit.
Peci për të tërhequr vëmendjen e popullit te Permetit, qe protestonin tentoi qellimisht te provokonte, nderkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur. Sot Rama arriti ne panik ne Permet me 90 minuta vonese se sheshi ishte me karrike bosh, derisa u cfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Kelcura e jashte Qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nen “garancine” e Termetit.
Nje numer gjigand policesh e armesh ne makinat e tyre nuk mjaftuan per te siguruar Ramen aty. Populli i Permetit, me vlera te pa llogariteshme, sot fitoi perseri.









