• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu nuk njeh komisionin që e skualifikoi: Për mua vendimet i merr Basha, me kryetarin takohem shpesh. Ai do jetë kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë

24/10/2020
Tritan Shehu nuk njeh komisionin që e skualifikoi: Për mua vendimet i merr Basha, me kryetarin takohem shpesh. Ai do jetë kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë

Ish-ministri dhe deputeti i PD, Tritan Shehu ka folur në rubrikën ”Opinion” në News24 pas vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave që e la në listën e përfaqësuesve që i është shtyrë aprovimi.

Shehu thotë se Komisioni i Vlerësimit vetëm diskuton dhe anëtarët e saj japin vetëm mendime. Për të në PD vendosin organet statuore, duke nisur nga kryetari i partisë, kryesia dhe këshilli kombëtar.

Ai shton se votimi nga anëtarësia është determinues teksa Shehu tashmë pret çfarë do të vendosin organet e PD për të. Shehu më tej foli për zgjedhjet e 25 prillit ku theksoi se Lulzim Basha do të jetë kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë pasi është i vetmi që mund të hapë portën europiane për vendin.

”Të them të drejtën, isha përgatitur për çështje të tjera. Së pari, PD po përgatitet për fushatën. Ka filluar me një mënyrë të re, që ka elementë thelbësore për votimin e kandidatëve, që do jetë determinuese për përzgjedhjen.
Element thelbësor, dhe ndryshim shumë i madh në këtë vit. Aktivizim i bazës së PD, aktivizimi i anëtarëve, strukturave periferike të PD, të gjitha bashkë për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Tani do kalohet në elementë të tjerë. Siç thonë dhe statuti janë kryetari, kryesia, këshilli kombëtar, për të krijuar ekipin e përbashkët që do të çojë në fitore në 25 prill, e domosdoshme jo vetëm për PD por për gjithë Shqipërinë.

Nuk dua të bëj komente për një procedurë të tillë, as merrem me mendimet që mund të kenë individualisht. Për mua organet vendimmarrëse, janë kryesia e partisë, kryetari dhe këshilli kombëtar, këto janë organet statuore. Vota e anëtarësisë determinuese. Unë jam si të gjithë bashkë, jemi në pritje të vendimeve nga organet statuore. Gjithkush po përgatitet për përplasjen në 25 prill.

Nuk dua të hyj në komente. Mund të japin shumë mendime, shumë individë mund të japin mendime. S’merrem me mendime. Vendimet merren nga organet. E rëndësishme është t’i lëmë mënjanë diskutimet dhe vendimet. Të qëndrojmë në betejën elektorale, se është thelbësore. është thelbësore që të jemi të bashkuar. Duke lënë mënjanë këto, dhe duke dalë nga intrigat. Unë me kryetarin e partisë takohem vazhdimisht, flas për probleme, flas në mënyrë konstruktive duke pasur një respekt të fortë reciprok. Duke qenë i bindur se Basha do jetë kryeministër. Që do hapë çelësat e portës europiane, pasi është i vetmi që mund ta bëjë këtë punë të rëndësishme. ”- tha Tritan Shehu.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al