Tritan Shehu ka reaguar pas thirrjes publikes të ministers Manastirliu, që çdo mjek, infermier e student, të vihet në gatishmëri pas situatës së krijuar nga koronavirusi.
“Kështu dua t’u përgjigjem disa “papagajve”, qe dje te “shqetësuar” pyesnin a do te shpreh une gatishmërinë nëpërmjet atij “portali” për te dhëne ndihmën time ne përballje me ketë epidemi te rrezikshme.
Qe prej periudhës studentore e deri me sot, pavarësisht detyrës qe kam pasur si reanimator – anestezist, drejtues i atij shërbim imi, profesor, si njohes i politikave shëndetësorë etj, asnjëherë nuk kam shkëputur lidhjet e bashkëpunimin me koleget e specialitetit tim, vendas apo te huaj, por mbi te gjitha asnjëherë nuk kam neglizhuar ne ndihmën ndaj çdo kujt, qe ka pasur nevoja shëndetësore.
Edhe ne ketë periudhe prej janarit, kur rreziku qe po na afrohej ishte i qarte për mua, dhashë alarmin, fola, shkrova, publikova, kërkova masa urgjente përgatitore ne nivelin organizues e mjekues te lidhura me kujdesin parësor, kapacitet laboratorike, karantinizimin modern, domosdoshmërinë e forcimit te sistemeve te urgjencës, klinikave infektive e pa dyshim shërbimeve te Terapisë Intesive, jo thjesht duke kritikuar, por paraqitur dhe alternativa reale.
Fatkeqësisht këto ranë ne vesh te shurdhër, disa “papagaj” ironizuan, ndonjë me akuzoi për “panik”, duke humbur mbi dy muaj shume te çmuara përgatitje ne te gjitha hallkat e “luftës” qe nga parandalimi, kapacitet klinike e deri te masat mbrojtëse për personelin shëndetësor, i cili është shume i çmuar jo vetëm per kete beteje, por qe fatkeqësisht ne këto vite u la ne mizerje, u kërcënua, u diskriminua, per te përfunduar edhe mbas “hekurave”.
Dhe disa pjesëtarë te asaj “orkestre”, përgjegjëse për sa po ndodh guxojnë te me drejtojnë mua te tilla pyetje provokuese sot!
Unë jam e do jem këtu, ne bashkëpunim e kontakte te afërta me koleget e mi te vijës se pare Reanimatoret, me te gjitha dijet e eksperiencën time, jam këtu për te gjithë ata, qe duan te marrin mendimet e mia ne çështjet e organizimit e politikave shëndetësore, pa asnjë dallim ne këto momente te vështira..
Unë jam i bindur qe me vullnet, pune, dije, përkushtim e seriozitet kjo beteje mund te fitohet, rëndësi ka me sa me pak humbje, shkruan Shehu.









