Deputeti i PD, Tritan Shehu ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Dervishit të Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari.
Në postim në rrjetet sociale, Shehu thekson se vdekja e Nikollarit është humbje për komunitetin bektashi.
“Komuniteti Bektashi humb Baba Hekuran Nikollarin! Ai dhe Teqeja e Alipostivanit ne Permet u be nje qender e rendesishme e Bektashizmit jo vetem per Qarkun e Gjirokastres. Por shume me gjere. Duke transmtuar vlerat e medha te atij Komuniteti. Ngushellimet me te sinqerta te gjithe besimtareve bektashi. Te gjithe banoreve te atij Qarku, pavaresisht besimit te tyre fetar”, shprehet deputeti demokrat, Tritan Shehu.