• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tritan Shehu: Qeveria po falsifikon të dhënat e testimit të Covid

21/08/2020
Pasi ka dështuar në tre palë zgjedhje në Gjirokastër, Tritan Shehu bën fushatë për Greqinë: Shqiptarët të votojnë Demokracinë e Re të dielën

Nga Tritan Shehu

Po ‘falsifikoni’ të dhënat e testimit! Edhe në qoftë se vet Kryeministri është autori i kësaj parodie numrash me testet, dua t’u them kolegëve të Komitetit që nuk mund të heshtin përpara këtij veprimi antishkencor:

Për të transmetuar imazhin e rritjes së numrit të testeve PCR, prej ditësh në të dhënat e testimit të popullsisë transmetohet një shifër e vetme, që duket se përmbledh pa diferencim ato të testimit mjeran publik e gratis së bashku me çfarë kryhet në institucionet jopublike kundrejt pagesës nga individë sporadike – për arsye nga më të ndryshmet, jashtë skemës së miratuar – që Komiteti i quan “teste administrative”, pra jomjekësore.

Heshtja mbas pyetjeve tona e konfirmon këtë, gjë që përbën një falsifikim shkencor me qëllim rritjen formale të numrit, manipulimin e të dhënave siç është pozitiviteti i lartë në testimin publik, etj.

Kështu, mbasi vazhdoi për muaj bllokimi talebanesk i laboratorëve me pasoja të rënda afatgjatë, duket se po futemi në një lojë tjetër antiprofesionale, por me qëllim të njëjtë, mashtrimin me shifrat e me pasoja të pallogariteshme.

Aktualisht testimi epidemiologjik në vend ka nevojë minimalisht për 2500 teste PCR në ditë, përveç imunologjisë.

Për këtë duhen aktivizuar të gjitha kapacitetet laboratorike të vendit, publike apo jopublike, por të gjitha këto në bazë të një metodike universale e gratis.

Ky do të quhej testim i popullsisë, i domosdoshëm për të implementuar strategjinë “Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim”, racionale aktualisht. Kjo që po ndodh është së paku krim profesional për profesionistët!

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al