Deputeti i PD-së Tritan Shehu zbriti sot në mëngjes në Gjirokastër me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Për të përcjellë urimet ndaj besimtarëve myslimanë, ai shkoi për vizitë në Xhaminë e Pazarit në zonën muzeale të qytetit. Shehu shoqërohej në këtë vizitë nga kreu i PD-së, Roland Bejko.
Pas urimit për Kurban Bajram, Shehu ka postuar në faqen e tij në Facebook edhe disa foto nga një zjarr në fshatin e Damsit në Memaliaj.
Ai akuzon kryebashkiakun, duke thënë se ‘mirë për kanabisin nuk është ndjerë, por të paktën të bërtasë për zjarrin’.