• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tronditëse në Mal të Zi! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas veten, dyshimet e para

24/07/2025
Tronditëse në Mal të Zi! Babai vret vajzën 2-vjeçare dhe më pas veten, dyshimet e para

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin Golija të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar dyshohet se ka vrarë vajzën e tij dy-vjeçare dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij.Sipas raportimeve të mediave lokale, gjithçka ka nisur pas një konflikti në familje. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autori i dyshuar, pas një grindjeje të dhunshme me bashkëshorten, e ka sulmuar atë fizikisht dhe më pas është larguar nga banesa me vajzën e tij të vogël.
Tragjedia u zbulua disa orë më vonë, kur babai i 34-vjeçarit njoftoi policinë, duke thënë se kishte gjetur trupat e pajetë të të birit dhe mbesës së tij në zonën malore të Golijës, rreth 50 kilometra nga qyteti i Nikshiqit. Dyshohet se bëhet fjalë për një vrasje të vajzës dhe më pas vetëvrasje nga ana e babait, edhe pse hetimet janë ende në zhvillim.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë dhe një ekip mjekësor, të cilët konfirmuan vdekjen e autorit të dyshuar, i identifikuar me inicialet Zh.D., si dhe të vajzës së tij të mitur.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po drejtohen nga Prokuroria e Lartë Shtetërore në Podgoricë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për motivet që çuan në këtë akt të rëndë.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik dhe ka hapur sërish debatin për dhunën në familje dhe mbrojtjen e grave dhe fëmijëve nga agresorët brenda shtëpisë.

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

Pitt fiton padinë për Chateau Miraval: Jolie duhet të dorëzojë emailet dhe mesazhet

18/12/2025
Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

Projekti i ardhshëm i Netflix-it i Meghan Markle dhe Princit Harry

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al