Vritet me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm në shëtitoren e qytetit, teksa Goro ishte duke ecur bashkë me gruan e tij në rrugë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur e plagosur edhemotra e tij. Kjo e fundit është nisur me urgjencë drejt spitalit. Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Himarë/Informacion paraprak.
Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë dhe vijon krehja e zonës.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve










