Në Torino e prisnin me padurim për këtë fund sezoni, por Dusan Vlahovic detyrohet të rikthehet shpejt në infermieri. Spalletti kishte planifikuar sërish disa minuta për sulmuesin serb në sfidën kundër Genoa-s, por Vlahovic pësoi një dëmtim gjatë nxehjes duke humbur ndeshjes.
Serbi iu nënshtrua këtë të martë kontrolleve të detajuara dhe rezonanca magnetike nxori në pah një tërheqje në muskulin e pulpës.
Sipas mediave italiane, Vlahovic është i detyruar të qëndrojë të paktën 3 javë jashtë fushës së lojës.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









