• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tronditet sërish Velipoja, shpërthen bombula e gazit në një hotel, plagosen rëndë 4 anëtarët e një familje

04/07/2021
Tronditet sërish Velipoja, shpërthen bombula e gazit në një hotel, plagosen rëndë 4 anëtarët e një familje

Edhe këtë fundjavë, sytë e qytetarëve dhe medias janë kthyer sërish në Velipojë, ku pak ditë më parë qyteti u trondit nga një masakër që la 4 viktima.

Këtë herë, në një hotel të qytetit, katër anëtarët e një familjeje, me mbiemër Gjoka, tre vajza dhe një djalë 11-vjeçar, kanë mbetur të plagosur dhe me djegie në 85-90% të trupit, nga shpërthimi i një bombole. Dy më të vegjëlit e shtëpisë janë në gjendje më kritike. Shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të hotelit, ku ndodhet edhe kuzhina e tij.

Kati i parë i hotelit është thuajse totalisht i shkatërruar dhe në oborr ndodhet edhe bombula e gazit e cila u bë shkak i ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë “Panorama” raporton se sheh edhe gjurmë gjaku në oborrin e hotelit.

Nga raportimet e para, dyshohet që në hotel nuk ka pasur pushues të tjerë.

Hoteli ndodhet në plazhin e Velipojës, përballë rrugës numër 5 në zonën kryesore.

Qytetarët që kanë dëgjuar këtë shpërthim kanë menduar se mund të ishte dinamit apo lëndë plasëse pasi ka qenë një zhurmë e madhe. Shpërthimi është dëgjuar shumë në plazhin e Velipojës.

Ndërkohë punonjësja e ambulancës, që ka mbërritur në vendngjarje, ka treguar, se gjendja e të lënduarve është shumë e rëndë, ndërsa ka shtuar se nëna dhe tre fëmijët e saj kanë pësuar djegie në 85-90% të trupit.

“Gjendja e të lënduarve është shumë, shumë e rëndë. Djegia 85-90%. Të gjithë janë një familje, në moshën prej 11 deri në 30 vjeçe, një fëmijë dhe tri gra. Janë nga Lezha dhe kanë ardhur te hoteli që kanë në Velipojë. Janë djegur nga bombola e gazit. Mbërritëm menjëherë policia, zjarrfikësi dhe ambulanca dhe i transportuam. Dy janë në Spitalin e Shkodrës, për dy të miturit pritet helikopteri, se janë në gjendje më të rëndë”, është shprehur punonjësja.

Informacioni paraprak nga Policia

Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E. Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarje.

Related Posts

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik
Kryesore

Situatë alarmante në aksin Librazhd-Elbasan, mbi 12 orë bllokim në trafik

02/01/2026
3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!
Kryesore

3 të rinjtë e aksidentuar në Tepelenë, Kumbaro: T’u ndrijë shpirti në parajsë!

02/01/2026
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar
Kryesore

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

02/01/2026
Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit
Kryesore

Krimi në Orikum, gruaja ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit

02/01/2026
Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate
Kryesore

Krimi makabër në Orikum, flet fqinja e çiftit: U habitëm, s’kemi dëgjuar debate

02/01/2026
Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar
Kryesore

Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar

02/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

U rrit me dhunë dhe torturë nga babai, Bia Khalifa bën rrëfimin prekës

03/01/2026
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, rritet vjetërsia në punë për burrat

02/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al