Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ’28 nëntori’ në qytetin bregdetar. Mësohet se një 41 vjeçar është vrarë. Bëhet fjalë për Leartiad Lekaj, banor në lagjen pranë kishës ‘Ortodokse’ të qytetit. Motivet e krimit nuk dihen ende.
NJOFTIMI I POLICISE
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.
Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.









