• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj, por vendi po përjeton ndryshime të thella…

21/07/2025
Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj, por vendi po përjeton ndryshime të thella…

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po i ndryshon rrënjësisht SHBA-të, me një shpejtësi të rrallë për një president, aq sa shumë amerikanë thonë se nuk e njohin më vendin e tyre.
Nëse demokracia amerikane do t’i mbijetojë këtyre ndryshimeve është një çështje që mbetet për t’u vlerësuar në tre vitet e ardhshme, gjithnjë nëse Trump nuk sfidon Kushtetutën për të kërkuar një mandat të tretë.
“Sot është përvjetori i gjashtëmujorit të parë, një prej periudhave më të rëndësishme për çdo president në histori. Kemi bërë shumë gjëra të mëdha, përfshirë përfundimin e disa luftërave. Gjashtë muaj nuk janë shumë, por mjaftojnë për të rilindur një vend”, shkroi Trump në rrjetet sociale. Sipas tij, “një vit më parë ishim të vdekur, tani jemi vendi më i respektuar në botë”.
Ndryshimet më të mëdha janë bërë në politikën e brendshme, përveç tarifave doganore që kanë ndikim të dyfishtë. Kongresi miratoi ligjin “Big Beautiful Bill”, që parashikon ulje taksash prej 4.500 miliardë dollarësh dhe ulje të ndihmës shëndetësore për miliona amerikanë. Deputetja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez e ka cilësuar ligjin si “transferimi më i madh i pasurisë te më të pasurit, një akt masiv korrupsioni”.
Ndërkohë, kritika të forta ka marrë edhe për pasurimin personal të tij dhe familjes, përfshirë përfshirjen në tregun e kriptovalutave. Pikërisht mbi këtë çështje ka ndodhur një përçarje e hapur me Elon Musk, i cili e akuzoi Trumpin për tradhti ndaj premtimeve të fushatës dhe për afrimin me elitën politike në vend që të qëndronte pranë popullit.
Skandali Epstein
Një tjetër pikë e nxehtë është çështja Jeffrey Epstein. Mbështetës të linjës së ashpër MAGA e kanë kritikuar Trump për mosmbajtjen e premtimit për të publikuar të gjitha dokumentet sekrete, duke e akuzuar se po mbron elitën. New York Times ka publikuar detaje të reja, përfshirë një festë në Mar-a-Lago ku i vetmi i ftuar ishte Epstein, dhe dëshminë e Maria Farmer, e cila që në vitin 1996 kishte kërkuar që FBI të hetonte edhe Trumpin për lidhjet e tij me Epstein.
Emigracioni, ekonomia dhe kritikat për autoritarizëm
Në fushën e emigracionit, Trump ka realizuar më pak dëbime sesa Obama, por shumë më të ekspozuara, për të dhënë përshtypjen e përmbushjes së premtimeve. Vendosja e Gardës Kombëtare në rrugët e Los Angeles ka nxitur shqetësime për tendenca autoritare, ndërsa deportimi i emigrantëve të paligjshëm që ishin integruar tashmë në shoqëri, po dëmton bizneset që humbasin fuqinë punëtore.
Presionet ndaj kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell, për t’u shkarkuar, janë parë si një tjetër tregues i mungesës së respektit për rregullat demokratike, përkrahur shpesh nga Gjykata Supreme me shumicë konservatore, që zakonisht qëndron në anën e Trumpit.
Rënie në sondazhe dhe tensione ndërkombëtare
Ndërkohë, politika e tarifave doganore vazhdon të ndryshojë pa paralajmërim, duke rrezikuar rritjen e inflacionit dhe duke ngadalësuar ekonominë globale, me pasoja edhe për SHBA-të. Marrëdhëniet janë tensionuar jo vetëm me Kinën, por edhe me aleatë tradicionalë si BE-ja.
Trump nuk arriti ta përmbyllë luftën në Ukrainë brenda 24 orëve, siç kishte premtuar, dhe tani duket se po ndryshon qëndrim, pas talljeve publike të Vladimir Putinit. Sulmet ajrore në Iran nuk kanë sjellë ende një strategji të re për Lindjen e Mesme, ndërkohë që lufta në Gaza vazhdon.
Sipas një sondazhi të CBS dhe YouGov, mbështetja për Trump ka rënë në 42%. Shumë amerikanë mbeten skeptikë ndaj idesë se vendi po hyn në një “epokë të artë”.

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Salah dhe problemet me Liverpoolin, Carragher: Ja dëshira ime për të ardhmen e tij

Salah dhe problemet me Liverpoolin, Carragher: Ja dëshira ime për të ardhmen e tij

18/12/2025
Revolucion i vërtetë, Tiranës i largohen 12 lojtarë nga skuadra

Largimet nga Tirana vetëm shtohen, sulmuesi zhduket nga bardheblutë

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al