• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trump nis vizitën në Skoci: Emigracioni i paligjshëm po e vret Europën

26/07/2025
Trump nis vizitën në Skoci: Emigracioni i paligjshëm po e vret Europën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nisur një vizitë katërditore në Skoci, duke u ndalur fillimisht në resortin e tij në Turnberry. Pas uljes së Air Force One në aeroportin Prestwick, pak para orës 20:30 të së premtes, Trump u prit nga Sekretari Shtetëror për Skocinë, Ian Murray, dhe ambasadori amerikan në Mbretërinë e Bashkuar, Warren Stephens.
“Është fantastike të jem në Skoci”, tha Trump për gazetarët në aeroport, përpara se të nisej drejt Turnberry, ku pritet të kalojë fundjavën dhe të luajë golf. Eskorta presidenciale, e shoqëruar nga dhjetëra automjete policie dhe ekipe mjekësore, hyri në resort rreth orës 21:30, ndërsa përgjatë rrugës u panë edhe disa protestues.
Në fjalën e tij, Trump vlerësoi Kryeministrin britanik Keir Starmer, me të cilin do të takohet të hënën.

“Më pëlqen kryeministri juaj. Është pak më liberal se unë, por është njeri i mirë dhe e ka bërë një marrëveshje të mirë tregtare për Britaninë,” tha ai, duke iu referuar një marrëveshjeje që sipas tij ishte vonuar për 12 vjet.
Trump përmendi gjithashtu se do të takohet edhe me Kryeministrin e Skocisë, John Swinney, të cilin e quajti “njeri të mirë”. Swinney ka paralajmëruar se në këtë takim do të përfaqësojë interesat e Skocisë dhe do të diskutojë çështje si tregtia dhe investimet amerikane në rajon.
Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar përmes rrjetit social X se do të zhvillojë një takim me presidentin amerikan të dielën për të diskutuar marrëdhëniet tregtare ndëratlantike.
Pas fundjavës në Turnberry, Trump pritet të udhëtojë drejt Aberdeenshire për të inauguruar një fushë të re golfi në pronën e tij në Menie. Ai tha se projekti nuk do të ishte realizuar pa ndihmën e aktorit të ndjerë Sean Connery, të cilin e falënderoi për mbështetjen në marrjen e lejeve.

Vizita e Trump në Skoci shoqërohet me masa të rrepta sigurie. Zona përreth Turnberry është e rrethuar me gardh mbrojtës, janë ngritur pika kontrolli dhe janë mbyllur disa rrugë. Forca policore janë shtuar me efektivë nga rajone të tjera të Britanisë, përmes ndihmës së ndërsjellë mes forcave të rendit. Edhe në Aberdeenshire, pranë pronës në Menie, janë parë një numër i madh automjetesh policore.
Ndërkohë, janë paralajmëruar edhe protesta në qytete si Edinburgh dhe Aberdeen. Kryeministri Swinney u ka bërë thirrje protestuesve që të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore dhe ligjore.
Gjatë fjalës me gazetarët, Trump nuk i kurseu kritikat ndaj Evropës për çështje të energjisë dhe emigracionit.
“Ndaloni mullinjtë me erë. Po i shkatërroni vendet tuaja. E them me të vërtetë, është shumë e trishtueshme”, tha ai.
Ai pretendoi se emigracioni i paligjshëm është “një pushtim” që po “vret Europën”.
Presidenti amerikan hodhi poshtë gjithashtu interesin e mediave për dosjen Epstein dhe intervistën e Ghislaine Maxwell, duke thënë se “nuk është momenti për të folur për falje” dhe se “mediat po e fryjnë këtë çështje pa arsye”.
Vizita e tij shihet si përgatitje për vizitën shtetërore të planifikuar për muajin shtator, ku do të pritet zyrtarisht nga Mbreti Charles në Kështjellën Windsor.
Trump ka lidhje familjare me Skocinë, pasi nëna e tij, Mary Anne MacLeod, ishte me origjinë nga Ishujt e Jashtëm Hebride dhe u shpërngul në SHBA gjatë krizës së Madhe Ekonomike. Ai ka vizituar më parë Skocinë si president në vitin 2018 dhe më pas në vitin 2023.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jo vetëm Martinez, Chivu ndez alarmin: Kemi edhe ‘viktima’ të tjera

Jo vetëm Martinez, Chivu ndez alarmin: Kemi edhe ‘viktima’ të tjera

19/02/2026
Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet

Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al