• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Trump nxjerr sërish SHBA nga UNESCO, çfarë pasojash ka ky vendim

22/07/2025
Trump nxjerr sërish SHBA nga UNESCO, çfarë pasojash ka ky vendim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), sipas dy diplomatëve europianë, ndërsa presidenti Donald Trump vazhdon të largojë vendin nga institucionet ndërkombëtare që prej kohësh i ka kritikuar ashpër.
Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar ende zyrtarisht në lidhje me këtë vendim, ndërsa raportimi vjen nga burime diplomatike dhe është konfirmuar edhe nga New York Post, duke cituar një zyrtar të administratës amerikane.
Ky vendim përbën një goditje për UNESCO-n, një agjenci me qendër në Paris e themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me synimin për të promovuar paqen përmes bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës. Ndër iniciativat më të njohura të UNESCO-s janë shpallja e Vendeve të Trashëgimisë Botërore.
Trump kishte ndërmarrë hapa të ngjashëm edhe gjatë mandatit të tij të parë, duke e nxjerrë SHBA-në nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së, marrëveshja globale për ndryshimet klimatike dhe marrëveshja bërthamore me Iranin. Presidenti Joe Biden, pas marrjes së detyrës në vitin 2021, i riktheu Shtetet e Bashkuara në këto organizata dhe marrëveshje, përfshirë edhe UNESCO-n.
Por me Trump sërish në Shtëpinë e Bardhë, SHBA ka nisur një tjetër cikël tërheqjeje nga trupat ndërkombëtarë. Ai ka vendosur tashmë të tërhiqet nga OBSH dhe të ndalojë financimin për agjencinë e OKB-së për ndihmën ndaj refugjatëve palestinezë (UNRWA), si pjesë e një rishikimi më të gjerë të pjesëmarrjes së SHBA në agjencitë e Kombeve të Bashkuara, i cili pritet të përfundojë në muajin gusht.
SHBA ishte një ndër themeluesit e UNESCO-s në vitin 1945, por u tërhoq për herë të parë në vitin 1984, duke akuzuar agjencinë për menaxhim të dobët financiar dhe paragjykim ndaj interesave amerikane. Pas rreth 20 vitesh, në vitin 2003, nën administratën e presidentit George W. Bush, SHBA u rikthye në UNESCO, pasi agjencia kishte ndërmarrë reforma të rëndësishme.
Aktualisht, SHBA mbulon rreth 8% të buxhetit të përgjithshëm të UNESCO-s, një rënie e ndjeshme krahasuar me 20% që kontribuonte para tërheqjes së parë të ndërmarrë nga Trump gjatë mandatit të tij të parë. Kjo tërheqje pritet të ketë pasoja të mëdha si për funksionimin e UNESCO-s, ashtu edhe për rolin e SHBA në bashkëpunimin global për çështje kulturore dhe arsimore.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Drita humbet në Conference League, e pëson edhe Shkëndija

VIDEO/ Drita humbet në Conference League, e pëson edhe Shkëndija

20/02/2026
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!

Sherr në lokal, 38-vjeçari kapet me armë

19/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al